Zbulohet “planeti i ndaluar” 280 vite dritë larg Tokës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 20:35 | Lifestyle
Zbulohet “planeti i ndaluar” 280 vite dritë larg Tokës

Astronomët kanë zbuluar një planet jashtëzakonisht të madh që rrotullohet rreth një ylli xhuxh, 280 vite dritë larg nga Toka, që është katër herë më i madh se gjigandi i gazit të sistemit diellor. Ky konfigurim "i ndaluar" i një planeti masiv që rrotullohet rreth një ylli relativisht të vogël mund të sfidojë teoritë se si formohen planetët gjigantë me gaz.

Shkencëtarët thanë se planeti ka madhësinë e Jupiterit, planetit më të madh në sistemin diellor. Në studimin e fundit të publikuar The Astronomical Journal studiuesit e quajtën "TOI 5205b", duke e përshkruar atë si një planet të ndaluar për shkak të madhësisë së tij.

Sipas tyre ekzoplaneti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq të quajtur TOI-5205, i cili është rreth 40% e madhësisë dhe masës së diellit tonë, dhe rreth 3,127 gradë Celsius në temperaturë, krahasuar me mesataren flakëruese të diellit prej 5,527 C.

Astronomët kanë zbuluar vitet e fundit se "yjet xhuxh M" kanë më shumë gjasa të kenë planetë që rrotullohen rreth tyre, por ata nuk prisnin që yje kaq të vegjël të strehonin planetë gjigantë.

Modelet aktuale të formimit të planetit sugjerojnë se për të lindur një gjigant gazi nevojitet material i barabartë me masën 10 herë më të madhe të Tokës. Kjo së pari formon një bërthamë shkëmbore dhe kjo bërthamë vazhdon të grumbullojë gaz për të formuar diskun për të rritur një planet gjigant.

Vëzhgimet me James Webb Space Telescope mund të ndihmojnë në përcaktimin e përbërjes së atmosferës së TOI-5205 b dhe mund të hedhin dritë mbi proceset që lindën këtë planet "të ndaluar".

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024