Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Zgjedhjet në Turqi, 3 viktima gjatë procesit zgjedhor, njëri prej tyre komisioner

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 19:23 | Bota
Zgjedhjet në Turqi, 3 viktima gjatë procesit zgjedhor, njëri prej

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi janë shënuar edhe me ngjarje të rënda, teksa raportohet se gjatë ditës së sotme tre persona kanë humbur jetën gjatë procesit të votimit.

Teksa më herët u raportua për dy persona që humbën jetën si pasojë e një ataku kardiak, një tjetër viktimë është shënuar. Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak.

Më herët, në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Seref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.

Gjithashtu në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.

https://a2news.com/2023/05/14/vijon-numerimi-i-votave-ne-turqi-erdogan-thellon-diferencen/
https://a2news.com/2023/05/14/zgjedhjet-presidenciale-perfundon-votimi-ne-turqi-fillon-procesi-i-numerimit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi