Zgjidhet presidenti i ri i Bankës Botërore

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 08:13 | Bota
Zgjidhet presidenti i ri i Bankës Botërore

Ajay Banga është zgjedhur zyrtarisht president i ri i Bankës Botërore.

Amerikani me origjinë indiane, u emërua nga Joe Biden pas dorëheqjes së David Malpass, i cili ishte mbështetur nga Donald Trump, por që kishte mosmarrëveshje me administratën amerikane për mjedisin dhe ndihmën për vendet në zhvillim.

63-vjeçari Banga është ish-numri një i Mastercard. Ai ka një përvojë të madhe në përfshirjen financiare dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024