All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarr në një pallat në Tiranë, intoksikohen dy persona

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 08:59 | Kronikë
Zjarr në një pallat në Tiranë, intoksikohen dy persona
All - Paragraf - 1

Një zjarr ka rënë në një pallat në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktura panik te banorët që dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre të alarmuar.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga elektrik i pallatit, ku flakët rrezikuan të përhapeshin me shpejtësi në të gjithë apartamentet.

All - Paragraf - 3

Si pasojë e tymit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos