Në fotogalerinë e mësipërme ju prezantojmë me futbollistët më të rinj që kanë shënuar ndonjëherë në Botëror. Lista u "freskua" pas ndeshjes Spanjë-Kosta Rika, ku mesfushori i Barcelonës, Gavi, shënoi golin e tij të parë në Botëror. (A2 Televizion)
Tostao | Botërori 1966 | 19 vjeç, 5 muaj dhe 20 ditë - Shënoi golin e vetëm në humbjen 3-1 të Brazilit ndaj Hungarisë, më 15 qershor 1966.
Martin Hoffmann | Botërori 1974 | 19 vjeç 2 muaj dhe 27 ditë - Futbollisti më i suksesshëm i Gjermanisë Lindore shënoi kundër Kilit, në 18 qershor 1974.
Divock Origi | Botërori 2014 | 19 vjeç, 2 muaj dhe 4 ditë - Sulmuesi belg shënoi golin e vetëm në ndeshjen e dytë të Grupit H.
Julian Green | Botërori 2014 | 19 vjeç dhe 25 ditë - Shënoi në debutimin e tij me SHBA në shtesën e një ndeshjeje kundër Belgjikës.
Lionel Messi | Botërori 2006 | 18 vjeç, 11 muaj dhe 23 ditë - Messi u bë argjentinasi më i ri që merrte pjesë në një Botëror në vitin 2006, ndërsa në ndeshjen e dytë të grupit, ndaj Serbisë, u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fundit në fitoren 6-0, duke u bërë edhe argjentinasi më i ri që shënon në Botëror.
Dmitri Sychev | Botërori 2002 | 18 vjeç, 7 muaj dhe 19 ditë - Sulmuesit rus iu ngjit nofka “Michael Owen i Rusisë”. Shënoi gol kundër belgëve, në një ndeshje që përfundoi 3-1 për Belgjikën.
Miklós Kovács | Botërori 1930 | 18 vjeç, 7 muaj dhe 19 ditë - Sulmuesi hungarez shënoi gol ndaj Perusë në Botërorin e parë të organizuar nga FIFA, në një ndeshje që përfundoi 3-1 ndaj Hungarisë.
Michael Owen | Botërori 1998 | 18 vjeç, 6 muaj dhe 8 ditë - Anglezi i talentuar shënoi ndaj Rumanisë, në një ndeshje që “Tre Luanët” e humbën me rezultatin 2-1.
Gavi | Botërori 2022 | 18 vjeç dhe 3 muaj - Mesfushori spanjoll shënoi golin e pestë në fitoren 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës
Manuel Rosas | Botërori 1930 | 18 vjeç, 3 muaj dhe 2 ditë - Meksikani shënoi ndaj Argjentinës, në një ndeshje që përfundoi 6-3 për argjentinasit.
Pelé | Botërori 1958 | 17 vjeç, 7 muaj dhe 27 ditë - Pele shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Uellsit, duke nisur legjendën e tij në Botëror, që përfundoi me fitimin e 3 titujve (1958, 1962 dhe 1970).