10 trajnerët “dorëshpuar”, Guardiola i pari, ndiqet nga Mourinho e Ancelotti

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 15:31 | Futboll
10 trajnerët “dorëshpuar”, Guardiola i pari, ndiqet nga

Paratë nuk e blejnë suksesin, por janë tejet të rëndësishme për ta arritur. Kjo konfirmohet nga renditja speciale e dhjetë trajnerëve që kanë shpenzuar më tepër në historinë e futbollit për blerjen e lojtarëve.

Në karrierën e tij fantastike, Pep Guardiola ka shpenzuar 2 miliardë e 40 milionë euro në merkato. Fillimisht te Barcelona, për të vijuar me Bayern dhe Manchester City. Përpos faktit që cilësohet një gjeni, tekniku spanjoll është mjaft kërkues kur bëhet fjalë për cilësinë dhe klubet e kanë kënaqur duke i vendosur në dispozicion disa prej futbollistëve më të mirë në planet.

Vetëm te Manchester City, ku u emërua në vitin 2016 ai ka shpenzuar mbi një miliard euro, për afrimin e 50 lojtarëve. Më në fund, investimi i sheikëve u shpërblye me triumfin në Champions, që ishte pjesë e fitimit të tre titujve madhorë gjatë sezonit të kaluar.

Pas Guardiolës pozicionohet Josè Mourinho, i cili ka shpenzuar rreth 180 milionë euro më pak se kolegu i tij.

Pas investimeve kolosale te Chelsea, Interi, Reali i Madridit apo Manchester United, Special One i ka ulur disi pretendimet në sezonet e fundit. Kjo edhe për faktin se klube si Tottenham apo Roma nuk mund të investojnë në nivelin e më të mëdhenjve të Europës.

Podiumi plotësohet nga një prej trajnerëve më të suksesshëm në histori, Carlo Ancelotti me 1 miliard e 500 milionë euro të shpenzuara, i justifikuar nga fakti që ka drejtuar Milanin, Juventusin, Paris Saint Germain, Bayern-in dhe Realin e Madridit.

Në vendin e katërt pozicionohet Massimiliano Allegri me 1,3 miliardë euro, teksa në Top 10 janë disa prej emrave të mëdhenj të stolit: nga Simeone, Pellegrini, Tuchel, Conte, Pochettino dhe në fund Jurgen Klopp, që për sukseset te Dortmund dhe Liverpool ka shpenzuar 1 miliard e 130 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos