Pozitiv në testin antidoping, nëse Pogba pranon fajësinë, mund të dënohet me një vit pezullim

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 15:26 | Futboll
Pozitiv në testin antidoping, nëse Pogba pranon fajësinë,

Nëse pranon fajësinë, Paul Pogba mund të dënohet vetëm me një vit pezullim nga çdo aktivitet sportiv. Ylli francez  është kthyer në kryefjalë në ditët e fundit për shkak se ka përdorur substanca të ndaluara dhe për pasojë rezultoi pozitivë në testin antidoping.

Teksa është në pritje të kundër analizës, nëse dhe aty rezulton pozitiv Paul Pogba rrezikon të pezullohet 4 vite dhe dy nëse substancat janë marrë në mënyrë të pavullnetshme.

Por në rastin më të mirë Pogba mund të pranojë fajësinë se kishte marrë substancën e ndaluar pa u apeluar vendimi në Gjykatën Kombëtare Anti-Doping dhe pa shkuar në CAS.

Pasi në rast të kundërt, dënimi  prej 4 vitesh do të ishte fatal për francezin pasi nënkupton fundin e karrierës së tij në elitën e futbollit europian.

Ndërkohë menjëherë pas lajmit, Juventus ka pezulluar pagën e Paul Pogba, i cili do të marrë tashmë një pagë minimale rreth 2 mijë euro në muaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos