Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Kryevepër e Sainz, fitorja e parë e vitit për Ferrarin

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 15:03 | Sporte të tjera
Kryevepër e Sainz, fitorja e parë e vitit për Ferrarin

Ferrari ka marrë fitoren e parë të këtij viti, falë një gare fantastike nga Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Singaporit.

Piloti spanjoll u nis i pari dhe e ruajti këtë pozicion deri në fund, duke i dhënë fund në këtë mënyrë serisë së fitoreve radhazi të Red Bullit, që në këtë garë u shfaq shumë dobët që nga provat e lira të së premtes e deri të dielën.

Podiumin e garës e plotësuan britanikët Lando Norris (  McLaren) dhe Lewis Hamilton (Mercedes).

Kjo ishte fitorja e dytë në karrierë për Carlos Sainz, pas asaj të vitit të kaluar në Silverstone, sërish me Ferrari.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu