Partizani është kthyer te fitorja, teksa ka mundur me shifrat 4-3 Kukësin në një ndeshje shumë delikate të luajtur në “Arenën e Demave” në kryeqytet.
Të kuqtë e nisën sfidën me dy gola të shpejtë me Carën e Bintsuka të cilët çuan shifrat në 2-0 brenda 5 minutave të parë. Por Kukësi nisi të shihte drejt sulmit dhe shkurtoi diferencën me anë të një aksioni të Salamit.
Edhe dy golat e tjerë të shënuar nga Bintsuka për të kuqtë në vijimin sfidës gjetën përgjigje nga verilindorët të cilët mbajtën ndeshjen e hapur deri në sekondat e fundit të duelit.
Por ata nuk ia dolën që të gjenin golin e barazimit dhe kësisoj, Partizani mori tre pikë të arta që i japin më shumë qetësi në një moment ku e ardhmja e projektit me Zekiç në krye është vënë në diskutim. (A2 Televizion)