Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, ku u njoftua çelja e një dege të re studimi në Kolegjin Europian të Bryzhit në Tiranë, shprehu një qëndrim ndryshe në raport me BE. Përballë Presidentes së KE Ursula Von Der Leyen, ai tha se BE po kthen fjalët në vepra me shpjetemi. Sipas kryeministrit, BE është një mësues që t’i bën nervat copë, por ia del të të mësojë si bëhet një shtet demokratik e funksional. (A2 Televizion)