Gjashtë punonjës postarë u vranë dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një raketë ruse goditi një qendër shpërndarjeje në rajonin e Harkiv në Ukrainën Lindore. Presidenti Volodimir Zelenski, njoftoi në Telegram se ishte goditur qendra e Nova Poshta, ndërsa postoi edhe imazhe që tregonin godinën e dëmtuar. (A2 Televizion)