Sali Berisha e ka shfrytëzuar për një analizë reflektuese këtë 22 Mars që shënon 31 vite të ardhjes së demokracisë. Pas vënies në peshore të qeverisjes së tij, akuzat i rezervoi për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Sipas tij, ish-kreu i demokratëve e ktheu partinë në organizatë joqeveritare të majtë, duke mos u bërë dot barrikadë e keqqeverisjes së Ramës që po shpopullon vendin. (A2 Televizion)