5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 08/04/2023

Nga A2 CNN
8 Prill 2023, 12:37 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 08/04/2023

1. Qeveria miraton reformën, Rama: Në një vit paga mesatare shkon 900 euro, zbatimi në dy faza

Qeveria shqiptare miratoi reformën e re të pagave për punonjësit shtetëror. Projektligji rishikon të gjithë strukturën duke nisur që nga Presidenti i Republikës e deri te specialisti më i thjeshtë. Zbatimi i skemës së re parashikohet të bëhet në dy faza. Me hapin e parë, pas miratimit të projektligjit në Kuvend, përfitojnë mësuesit, mjekët, infermierët dhe punonjësit e sigurisë. Hapi i dytë do të jetë prillin e ardhshëm.

https://youtu.be/MiqDb-_cSuQ

2. Fatura e kripur, 5.2 milionë euro kostoja e SPAK në buxhet për vitin 2022

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK, i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë për vitin 2022 plot 588 milionë lekë të rinj. Shifra financiare e barasvlershme me 5.2 milionë euro është totali i shpenzuar për institucionin me pritshmërinë më të madhe publike për rezultate domethënëse në hetimin e politikanëve të korruptuar dhe “peshqve të mëdhenj” të botës së krimit. Këto shifra pritet të rriten edhe më shumë gjatë vitit 2023. (Lexo më shumë)

3. Bastet vetëm “online”, nuk do të ketë pagesa me para në dorë

Ligji që rikthen bastet sportive, kësaj here vetëm “online” është gati. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin “Për Lojërat e Fatit” në të cilin përcaktohen kushtet dhe mënyrat për vënien e basteve.

Ndryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 ku shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në mbi 4 mijë 200 pika, me ligjin e ri licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve. (Lexo më shumë)

4. Gjyqi në Hagë, ekspertët: E vështirë që ish-krerët e UÇK të shpallen fajtorë

Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë të dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e pretenduara. Kështu mendojnë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir. Si shembull që tregon se sa e vështirë është që një lidhje e tillë të dëshmohet, Holvoet u referohet aktgjykimeve të Gjykatës së Hagës në rastet ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. (Lexo më shumë)

5. Arrestimi historik i Donald Trump

Donald Trump u bë të martën presidenti ose ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që arresohet. Ndaj tij u ngritën disa akuza penale, të cilat vetë Trump i quajti përndjekje politike për të penguar rikandidimin e tij për president në vitin 2024.

Të gjitha detajet e çështjes i gjeni këtu.

https://a2news.com/2023/04/04/nje-guide-e-thjeshte-mbi-aktakuzen-ndaj-donald-trump/

Çmimet e karburanteve

Nafta: 184 lekë/litri me pakicë, 172 lekë/litri me shumicë
Benzina: 186 lekë/litri me pakicë, 174 lekë/litri me shumicë
Gazi: 75 lekë/litri, 63 lekë/litër për automjetet.
Nafta për peshkim: 90 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 28/03/3023

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos