5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 29/04/2024

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 17:27 | 5 gjëra në 5 minuta
5 gjëra për t'u lexuar në 5 minuta - 29/04/2024

Nxehet fushata zgjedhore, zbardhet vrasja e Nikulajt, “pikiata” e euros, përballja Kosovë-Serbi në OKB dhe “nëntori i dytë” i Biden dhe Trump.

1. Zgjedhjet e 14 majit

Edhe pse nisi e qetë, fushata zgjedhore ka nisur të nxehet teksa afron data 14 maji, ku qytetarët do të vendosin për 61 kryebashkiakët e 4 viteve të ardhshme. Reagime të shumta ngjalli një poster i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, i cili pozonte me gishtat e mesit lart. Pas kritikave dhe sulmeve të socialistëve në drejtim të tij, ai tha se ato i ishin drejtua korrupsionit. Opozita gjithashtu vijon të denoncojë se shumica po përdor administratën në fushatë. Por Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në “Intervistë” me Merita Haklaj në A2 CNN se,  përpos asaj që mund të thuhet publikisht, në tryezën e KQZ-së nuk ka pasur denoncime të sjella në mënyrë të dokumentuar.

Intervista e plotë

https://youtu.be/L3Gee758NE8

2. Zbardhet vrasja e Ardian Nikulajt, 4 të arrestuar

Policia e Shtetit njoftoi se 4 persona u arrestuan në Angli, të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, ngjarje e ndodhur më 19 prill. Në pranga përfundoi Edmon Haxhia, i cili akuzohet si porositës i vrasjes, si dhe 3 shtetas anglezë, mes tyre edhe një vajzë, të cilët akuzohen se ndihmuan në organizimin e ekzekutimit të biznesmenit. Ende në arrati është personi që qëlloi ndaj Nikulajt teksa ishte ulur në lokalin e tij, portugezi Ruben Saraiva, si dhe një tjetër britanik, bashkëpunëtor. (Lexo më shumë)

https://youtu.be/Ja4BK5itFXg

3. Euro në “pikiatë”

Rënia e euros në raport me lekun shqiptar ka ngritur alarmin te eksportuesit, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Financave, për të shmangur “rrezikun e kthimit të ekonomisë shqiptare në vitin 1992”. Shtatë shoqatat eksportuese kërkojnë nga dy institucionet e ngarkuara për të garantuar stabilitetin ekonomik dhe monetar identifikimin e shkaqeve reale që po çojnë nën nënçmimin e euros, dhe ndërhyrje për të normalizuar situatën. Referuar te të dhënat e INSTAT mbi vlerën e eksporteve totale gjatë vitit 2022, rezulton se sipërmarrësit shqiptarë kanë humbur gati 250 miliardë lekë nga nënçmimi me rreth 5 lekë i valutës europiane në krahasim me 2021-shin.

(Lajmet e fundit nga ekonomia)

4. Gërvalla përplaset me Daçiç në OKB, ia thotë shqip e serbisht: Je vrasës

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për raportin e UNMIK-ut solli një tjetër përplasje mes Kosovës e Serbisë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk u lejua të fliste shqip, ndërsa homologu serb, Ivica Daçiç, fjalimin e tij e mbajti në serbisht. Gërvalla kritikoi raportin e UNMIK-ut pasi sipas saj nuk pasqyronte drejt situatën në terren, ndërsa akuzoi kryediplomatin e Beogradit si “vrasës”. (Lexo më shumë).

5. “Nëntori i dytë” i Donald Trump dhe Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zyrtarizoi këtë javë kandidimin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Me shumë gjasë në zgjedhjet e nëntorit 2024 Biden do të ketë përballë Donald Trump, njeriun që në vitin 2020 mundi kur mori mandatin e parë.

Si do të jetë “raundi i dytë” mes të dyve?

https://youtu.be/DzfpTamD0aQ

Çmimet e karburanteve

Nafta: 174 lekë/litri me pakicë, 162 lekë/litri me shumicë

Benzina: 177 lekë/litri me pakicë, 165 lekë/litri me shumicë

Gazi: 66 lekë/litri me pakicë, 54 lekë/litri me shumicë për automjetet.

Nafta për peshkim: 81 lekë/litri

Bordi i Transparencës, 28/04/2023

Video për të mos u humbur

Fshati në një tjetër epokë që refuzon kandidatët e 14 majit

https://youtu.be/LdlUC-HYYGM

Ndjekje me shpejtësi maksimale në mes të detit, narkotrafikantët fshihen mes pushuesve

https://youtu.be/3Dy6AzDeneM

Momente tmerri në ajër, motori i avionit shpërthen në flakë (A2 Televizion)

https://youtu.be/abovAo3875c

A2 CNN Livestream

Latest Videos