Në rrethe kanë nisur ceremonitë përkujtimore të çlirimit që kulmojnë me 29 nëntor me çlirimin e vendit. Këtë të djelë, Fieri ka përkujtuar 79-vjetorin e çlirimit, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ai vlerësoi luftën antifashiste nacional çlirimtare dhe heronjtë që ranë në betejë. Por çlirimi i Fierit përkon edhe me ditëlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i pyetur nëse do t'ia uronte ditëlindjen edhe kundërshtarit të tij politik, Balla ka dhënë një urim të kushtëzuar. (A2 Televizion)