A është një luan apo një pemë? Testi psikologjik që do të tregojë përshtypjen e parë që lini

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 14:37 | Lifestyle

Ndoshta nuk besoni, por testet psikologjike në internet mund të thonë shumë për të brendshmen tuaj, ashtu siç ju nuk e shihni veten.

Më poshtë do ju sjellim një nga këto teste, për të kuptuar përshtypjen e parë që lini.

Çfarë shikoni në foton e mëposhtme, pemë apo luan?

Pema
Nëse e keni parë pemën së pari, do të thotë që ata që ju takojnë për herë të parë ju konsiderojnë një person shumë miqësor dhe të këndshëm. Megjithatë, ata vlerësojnë se e keni të vështirë të menaxhoni emocionet tuaja, veçanërisht ato negative.

Luani
Nëse e keni vënë re fillimisht luanin, të jepni përshtypjen e një personi të largët që mban distancën dhe shmang kontaktet dhe bisedat shoqërore. Megjithatë, kjo përshtypje e parë ndryshon shpejt ndërsa ata ju njohin më mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos