Aksidentohet autobusi me nxënës të fillores, disa të lënduar

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 10:22 | Bota
Aksidentohet autobusi me nxënës të fillores, disa të

Dhjetëra nxënës mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti, ku u përfshi autobusi që po i transportonte në shkollë në Melbourne të Australisë.

Autobusi me 45 nxënës ishte duke udhëtuar në autostradë kur u godit nga një kamion, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.

Të paktën 18 prej fëmijëve të moshës 5-11 janë dërguar në spital, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, për shkak të goditjeve të marra.

Drejtuesi i kamionit u arrestua në vendngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli