Një autobus që transportonte të infektuarit me Covid në një qendër karantinimi u aksidentua në Kinë, duke iu marrë jetën të paktën 27 personave.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në jugperëndim të provincës Guizhou, ku autobusi u përmbys, duke plagosur rëndë dhe 20 të tjerë.
Aksidenti solli reagimin e ashpër të banorëve kundër politikës "zero covid" që Pekini ka zgjedhur të ndjekë që prej nisjes së pandemisë dhe që parashikon masa të forta.
Sipas këtyre rregullave anti-covid, personat që dalin pozitiv me koronavirus duhet të karantinohen dhe së bashku me ta dhe personat e afërt apo të kontaktit.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim. (A2 Televizion)