Aleanca për Shqiptaret e Arben Taravarit arrin marrëveshjen për të hyrë në qeverinë e Kovaçevskit. Shqiptarët kanë marrë 3 ministri ku më të rëndësishme janë ajo e drejtësisë, dhe e Shëndetësisë.
Kuvendi pritet që të fillojë sot seancën për zgjedhjen e ministrave të ri të kabinetit Kovaçevski 2, në koalicion me Aleancën për Shqiptarët.
Mediat maqedonase raportojnë se kjo përbërje e re edhe pse tek shqiptarët nuk ka shumë risi përveç emrave të rinj të ASH dhe largimi i Naser Nuredinit nga posti i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do ketë vetëm një rritje tek gjinia femërore, që do të jetë ardhja e Kaja Shukovës dhe me këtë numri i femrave rritet në 5.
Lista e plotë e Qeverisë së re:
Kryeministër – Dimitar Kovaçevski
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për eurointegrim – Bojan Mariçiq
Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë – Slavica Gërkovska
Ministër i punëve të brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i punëve të jashtme – Bujar Osmani
Ministër i mbrojtjes – Slavjanka Petrovska
Ministër i drejtësisë – Krenar Lloga
Ministër i shëndetësisë – Fatmir Mexhiti
Ministër i arsimit dhe shkencës – Jeton Shaqiri
Ministër i financave – Fatmir Besimi
Ministër i ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i pushtetit lokal – Risto Penov
Ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave – Lupço Nikollovski
Ministër i transportit dhe lidhjeve – Blagoj Boçvarski
Ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor – Kaja Shukova
Ministër i kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska
Ministër i punës dhe politikës sociale – Jovana Trençevska
Ministër i shoqërisë informatike dhe administratë – Azir Aliu
Ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive – Artan Grubi (A2 Televizion)