Andrea Pirlo dështon në Turqi, “Fatih Karagumruk” e shkarkon pa u mbyllur sezoni

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 14:53 | Futboll
Andrea Pirlo dështon në Turqi, “Fatih Karagumruk” e

Tekniku italian Andrea Pirlo është shkarkuar nga detyra e trajnerit të klubit turk Fatih Karagumruk, tre ndeshje para fundit të sezonit të Super Ligës.

44-vjeçari mori drejtimin e klubit turk në qershor të vitit të kaluar, pak më shumë se 12 muaj pasi kontrata e tij me Juventusin përfundoi.

Eksperienca e Pirlos në Turqi nisi në malore, pasi Fatih Karagumruk arriti të marrë vetëm një fitore në 9 ndeshjet e para nën drejtimin e tij.

Por në mesin e sezonit ai nisi t'i kthente gjërat dhe të merrte disa rezultate pozitive.

Fatih Karagumruk aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e Super Ligës, 10 pikë larg zonës së rënies dhe 30 pikë pas ekipeve që kualifikohen për të luajtur në kompeticionet evropiane.

Pirlo e drejtoi klubin gjithsej në 34 ndeshje, duke marrë 11 fitore, 11 barazime dhe 12 humbje.

Ndërkohë, skuadra ka humbur tre ndeshjet e fundit në ligë, duke u mposhtur nga Antalyaspor, Adana Demirspor dhe Trabzonspor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos