Angli-Francë në çerekfinale, Senegali i dorëzohet “3 Luanëve”

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 22:03 | Futboll
Angli-Francë në çerekfinale, Senegali i dorëzohet “3

Kombëtarja e “3 Luanëve” nuk pati mëshirë ndaj senegalezëve ndonëse fillimi ishte disi i vështirë. Sengali ishte i mbyllur në prapavijë duke lënë shumë pak hapësira. Megjithatë, rezultati u zhbllokua në minutën e 39 kur një aksion i shpejtë i anglezëve gjeti të lirë Henderson, që nuk gaboi dhe dërgoi ekipin në avantazh.

Edhe pas golit, dominimi anglez vijoji. Këtë herë ishte Kane, që pas një kombinimi me Foden, dyfishoi shifrat dhe i dha siguri skuadrës. Edhe në fraksionin e dytë, historia ishte po e njëjtë.

Anglezët nuk patën mëshirë dhe realizuan dhe golin e tretë. Ishte sërish Foden që shpërtheu në krahun e majtë, pasoi për Saka dhe ky i fundit lehtësisht dërgoi topin në rrjetë. Kaq mjaftoi që Anglia të siguronte kalimin në çerekfinale, ndërsa ëndrra e Senegalit të ndalej këtu.

Në çerekfinale, detyra e Anglisë bëhet dhe më e vështirë pasi aty do të përballet me Francën, kampione në fuqi, dy kombëtare me synime maksimale këtë sezone dhe vetëm njëra prej tyre do të marrë një biletë për më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos