​Antony Blinken shtyn udhëtimin në Pekin, shkak frika e spiunazhit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 20:59 | Bota
​Antony Blinken shtyn udhëtimin në Pekin, shkak frika e spiunazhit

Sekretari Amerikan i Shtetit,  Antony Blinken po shtyn udhëtimin e tij në Pekin për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit rreth spiunazhit kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, shkruan DPA.

Vizita do të bëhet në një kohë tjetër sapo ta lejojnë rrethanat, theksoi zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Blinken do të nisej të premten, por vonesa vjen pasi një tullumbace spiune kineze u pikas nga ushtria amerikane mbi shtetin veriperëndimor të SHBA-së në Montana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos