Koleksioni i makinave luksoze të Assad-it zbulohet në një garazh në Damask

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 11:15 | Kapur në kamera

Pamje të reja tregojnë koleksionin e makinave luksoze të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, të ruajtura në një garazh pranë pallatit të tij kryesor në Damask.

Në një video të verifikuar nga CNN, një person që lëviz mes makinave zbulon mbi 40 automjete luksoze të vendosura në një depo të madhe në perëndim të Damaskut, në veri të lagjes Al-Mazzeh.

Në mesin e makinave të zbuluara ndodhet një Ferrari F50 e kuqe, vlera e së cilës kalon shpesh 3 milionë dollarë, si dhe një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Bentley. Njëra prej makinave ka targa të regjistruara në Damask. Një tjetër video e filmuar nga persona që ecin përmes garazhit tregon të njëjtën koleksion të makinave.

Pas përparimit të rebelëve drejt Damaskut, Assad dhe familja e tij u larguan në Moskë, ku Rusia u ka ofruar azil politik, sipas një burimi zyrtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos