Halloween ka frymëzuar edhe këtë vit vepra mbresëlënëse arti mbi mijëra kunguj. Shumë njerëz po mblidhen për të parë kungujt e Halloween-it që janë gdhendur me kujdes e janë ndriçuar mjeshtërisht, ndërsa ekspozohen në malet Santa Monica, pranë Los Anxhelosit.
“Shtegu është i mrekullueshëm. Arti, kreativiteti. Është me të vërtetë një pamje për të mos u humbur. Unë mendoj se kjo atmosferë e Halloween, me të vërtetë i lejon të gjithë të ndihen pak fëmijë. Fëmijët e të rritur e pëlqejnë. Është shumë argëtuese”,
Eventi është emërtuar “Netët e Xhekut”, ndërsa një sipërfaqe e madhe është kthyer në një vend dedikuar Halloween-it që përmban gjithçka, nga dinozaurët dhe alienët, te pantallonat e SpongeBob dhe portrete të yjeve të Hollivudit të gdhendura në kunguj.
“Më pëlqeu shumë eventi “Netët e Xhekut”, sepse ishte vërtet interesante të shihja kaq shumë artistë të talentuar këtu dhe imazhe që nuk e prisja kurrë të realizoheshin në një kungull. Vërtet mbresëlënëse të shihje gjithë artin që ata mund të krijojnë në këtë formë”, thotë një person.
“Netët e Xhekut” janë ideuar që t’iu mundësojnë vizitorëve të ecin nëpër një shteg me milje të gjatë, nëpër ekspozita të shumta me tematika të ndryshme të realizuara në kunguj. Princeshat e Disney-t, Liza në botën e çudirave, si dhe fantazmat tradicionale të Halloëeen-it janë të gjitha pjesë e veprave në King Xhile të Ranç: “Çdo krijim në këtë shteg është në kunguj të ndriçuar. Pra, nëse jeni duke ecur para tokës së dinosaurëve, nëpër periudhën Xhurasik, jeni duke parë një Trajseratops ose një Ti-Reks, ato janë të gjitha të punuara mbi kunguj. Kunguj të ndriçuar në gjithë shtegun. Në fakt, çdo gjë është e ndritshme këtu dhe shumë interesante, shumë argëtuese. Ekspozita të ndryshme të përshtatshme për fëmijë, mendoj se janë fantastike. Jo vetëm për fëmijët, madje edhe për mua, është argëtuese të jesh këtu”.
Për ekspozitat e eventit janë përdorur nga katër deri në pesë mijë kunguj dhe nevojiten rreth 25 minuta për të përshkuar gjithë ekspozitat. Ekspozitat qëndrojnë hapur për pak ditë për të ofruar atmosferë magjike për Halloween. (A2 Televizion)