Cilat janë përfitimet që kanë gratë pas rindërtimit të gjirit me Motiva Flora?

Nga A2 CNN
28 Tetor 2023, 19:08 | Lifestyle

Kirurgia plastike, Ina Kola, e ftuar në emisionin “Diagnozë”, që transmetohet në A2 CNN, ka renditur përfitimet që kanë gratë pas rindërtimit të gjirit me Motiva Flora.

“Rindërtimi i gjirit është një mundësi që duhet t’u ofrohet grave. Ato duhet të informohen që kanë mundësi për një jetë cilësore. Implantet Motiva imitojnë konturin natyral të gjoksit, ofrojnë 100% butësi dhe ndjesi në prekje si të gjirit natyral. Janë të mbushura me 100% silikon”, tha Kola.

Në lidhje me zgjedhjen e përmasës dhe formës, kirurgia plastike Ina Kola u shpreh: “Konsulta është shumë e rëndësishme. Pacienti mund të ketë disa ide, por duhet që kirurgu ta vendosë pasi bënë disa matje specifike që ka të bëjë me anatominë dhe perimetrin e gjoksit, e pastaj vendoset forma dhe madhësia e përshtatshme”.

“Ka dy teknika të preferuara: vendosja e implantit poshtë gjoksit ose poshtë muskulit. Ajo poshtë muskulit ofron stabilitet shumë më të madh, jep garanci për moslëvizjen e protezës”, shtoi kirurgia.

“Fokusi ynë është që pacienti të jetë i kënaqur me rezultatin, por rezultati final duket pas 3-6 muajsh. Është shumë e rëndësishme që pacienti të ndjekë të gjitha udhëzimet e kirurgut për një rekuperim më të mirë dhe më të shpejtë”, theksoi më tej Dr. Ina Kola.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos