Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Zbulohen në Kazakistan dy kopsa ari të një princi që jetoi 1500 vjet më parë

Nga A2 CNN
30 Janar 2024, 11:01 | Lifestyle
Zbulohen në Kazakistan dy kopsa ari të një princi që jetoi
Një nga kopsat e arit të gjetura në Kazakistan

I ngulitur mes bukurive të Azisë Qendrore, që nga koha e Marco Polo-s e këtej, Kazakistani nuk ka pushuar kurrë së magjepsuri udhëtarët që kanë kaluar nëpër të, për shkak të bukurisë së tij natyrore mahnitëse dhe zakoneve të popullit të tij. Dëshmitë më të fundit arkeologjike të qytetërimeve që banonin në të, kishin të bënin me zbulimin e dy pllakave ari shumë të çmuara, të konsideruara si paraqitjet e para ekzistuese të themeluesit të kaganatit turk, që datojnë 1500 vjet më parë.

Gjetjet në fjalë dolën në dritë në vendin Eleke Sazy, në kufirin e largët lindor të Kazakistanit, ku arkeologët nga Instituti i Arkeologjisë së Kazakistanit kanë kryer kërkimet e tyre që nga viti 2016. Pikërisht ai rajon ishte i pushtuar për rreth treqind vjet nga Göktürk, një konfederatë e popujve turqishtfolës, të cilët rreth vitit 550 krijuan një mbretëri të gjerë, kufijtë e së cilës varionin nga Mongolia në Kaukaz, duke u shtrirë në pjesën më të madhe të Azisë Qendrore. E themeluar nga udhëheqësi turk Bumin Qaghan, i cili u bë khan i madh duke ua kaluar titullin pasardhësve të tij, kjo perandori zhvilloi forma shumë të rafinuara të artit, veçanërisht në përpunimin e metaleve.

Varri i Eleke Sazy, që daton në shekullin e 6-të, ruan eshtrat e një njeriu me rëndësi, ndoshta një tegin (një term i lashtë turk që do të thotë "princ"), i cili sipas studiuesve mund të ketë qenë i lidhur me klanin mbretëror Ashina. (i njëjti të cilit i përkisnin khanët e parë). Gjatë hulumtimeve në brendësi të dhomës në të cilën është djegur i ndjeri, janë gjetur dy pllaka të arta me formë të rrumbullakosur dhe me diametër 3.7 cm. Hipoteza e paraqitur nga arkeologët është se ato ishin kopsa, të dizajnuara për t'u futur si stoli në një rrip. Në kulturën turke, artefakte të tilla visheshin nga njerëz me status të lartë.

Ajo që ishte më e habitshme, ishin dekorimet e pranishme në dy pllakat. Në qendër të të dyjave qëndron një figurë mbretërore, me një kurorë të pasur në kokë. Sovrani paraqitet i ulur në një fron të stolisur me dy kuaj, në të dyja anët e të cilëve shfaqet shërbëtorë të gjunjëzuar që të ofrojnë pije. Mendimi i Zainolla Samashev, arkeologut që drejtoi gërmimet, është se të gjithë këta elementë simbolizojnë atmosferën e shenjtërisë që gëzon Khani i madh. Për më tepër, këto do të ishin përshkrimet më të vjetra të tij të gjetura ndonjëherë deri më sot.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi