
Një person është vënë në prangat e policisë pasi është kapur duke ndërtuar në një zonë të mbrojtur në Ksamil. Mësohet se është arrestuar Gazmir Mediu.
Referuar njoftimit të policisë, Mediu po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil, por nuk dihet ekzaktësisht se ku bëhet fjalë.
“Ksamil, Sarandë/Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm, në zonë të mbrojtur, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia. Po ndërtonte pa leje, një objekt dykatësh, në zonë të mbrojtur, në Ksamil, vihet në pranga shtetasi Gazmir Mediu”, njofton policia. (A2 Televizion)