Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Ramazan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot me datë 17.05.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 16 akti, datë 12.05.2023 regjistrimi, me objekt “kundër vendimit nr. 37 Akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës të Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim R.Rr., ndaj vendimeve nr. 80 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. dhe mbrojtësi i tij av. Elton Hyseni ndaj disponimeve nr. 89 akti, datë 20.11.2022 dhe nr. 37 akti, datë 20.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” (A2 Televizion)
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


