Vranë me thikë në zemër 15-vjeçarin në Gramsh, arrestohen 4 adoleshentë

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 09:24 | Kronikë
Vranë me thikë në zemër 15-vjeçarin në Gramsh,

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga katër adoleshentët e përfshirë në sherrin masiv që shkaktoi një të vdekur në lagjen “Sporti 2” të qytetit të Gramshit.

Kështu, sipas policisë, në pranga kanë rënë Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët akuzohen se, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Si pasojë e plagëve të rënda, F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“DVP Elbasan: Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen "Sporti 2", Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT
https://a2news.com/2023/05/16/sherr-me-thika-mes-adoleshenteve-ne-gramsh-vdes-njeri-prej-tyre-tjetri-niset-me-urgjence-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/05/16/kushi-reagon-per-ngjarjen-ne-gramsh-te-rrisim-vigjilencen-per-te-parandaluar-konfliktet-ne-shkolle/

A2 CNN Livestream

Latest Videos