Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur, paraditen e së mërkurës, në Peqin. Një 55-vjeçar, i identifikuar si Diell Çela është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me shtetasin Sokol Dehima, rreth 52 vjeç.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)