Arrestohet në Berat Edison Bega, i dënuar në Itali për dhunë seksuale dhe “skllavërim”

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 12:48 | Kronikë
Arrestohet në Berat Edison Bega, i dënuar në Itali për

Policia e Beratit ka vënë në pranga 43-vjeçarin Edison Bega me qëllim ekstradimin në drejtim të Italisë.

Mësohet se Bega është dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg nga Gjykata e Torinos për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale", "Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion", "Dhunë seksuale ndaj të miturve" dhe "Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat u bë ekzekutimi, në IEVP Berat, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale", "Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion", "Dhunë seksuale ndaj të miturve" dhe "Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi