Autobusi përplaset me kamionin dhe një makinë, 30 të plagosur në Kosovë

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 17:13 | Kosova

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Vragoli të Kosovës, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 30 persona.

Lajmi konfirmohet nga policia e Kosovës, sipas të cilës, në aksident ishin të përfshirë një autobus, një kamion dhe një veturë.

Ndërkohë, njoftohet se të lënduarit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli