Ekipet e shpëtimit në Filipine kanë nisur kërkimet pranë një krateri vullkani në Malin Mayon, pasi një avion i vogël u rrëzua dy ditë më parë.
Në momentin e aksidentit në avion ndodheshin dy pilotët Filipinas dhe dy konsulentë australianë të një firme gjeotermale, fati i të cilëve nuk dihet.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar dhjetëra alpinistë, helikopterë dhe qen kërkues.
Avioni Cessna 340 u zhduk pak pasi u nis për në Manila nga një aeroport lokal disa kilometra larg Mayon. Autoritetet thanë se avioni ishte parë për herë të fundit 300 deri në 350 metra nga krateri. (A2 Televizion)