Avioni rikthehet në aeroport pasi kabina mbante erë çorapesh

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 11:57 | Bota
Avioni rikthehet në aeroport pasi kabina mbante erë çorapesh

Mediat italiane shkruajnë se një avion i “Swiss International Airlines” i nisur nga Londra drejt Zyrihut u detyrua të rikthehej në aeroport pas 30 minutash pasi në kabinë vinte era çorape të pista.

Lajmi u bë publik pasi një prej pasagjerëve që kërkoi dëmshpërblim mori përgjigje negative nga kompania, pasi sipas saj, bëhej fjalë për një rast të përveçëm që nuk parashikohej.

Në përgjigjen që pasagjeri mori, shkruhej se “avioni qe i detyruar të kthehej në Londër për shkak të një ere çorapesh të pista. Kjo vonesë konsiderohet një situatë e jashtëzakonshme dhe për këtë arsye refuzojmë kërkesën për dëmshpërblim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos