Barcelona vuan por fiton, mban 9 pikë nga Real

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 11:04 | Futboll
Barcelona vuan por fiton, mban 9 pikë nga Real

Barcelona vuajti, megjithatë regjistroi një fitore tejet të rëndësishme në fushën e Atletik Bilbao.

Edhe pse realizuan vetëm dy goditje në portë, katalanasit fituan 1 me 0 me rrjetën vendimtare të shënuar nga Rafinha.

Për të mbrojtur avantazhin, Barcelonës i’u nevojitën edhe pritjet vendimtare të Ter Shtegen.

Kur ka mbetur vetëm një javë nga supersfida në “El Clasico”, ekipi i Xavit ruan distancën me 9 pikë nga Reali i vendit të dytë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi