Belind Këlliçi: Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja!

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 17:43 | Politikë
Belind Këlliçi: Dilni e votoni, ndryshimi është në

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka dalë në një deklarata për mediat pasditen e sotme, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë e të votojnë në këto pak orë që kanë ngelur deri në përfundim të afatit zyrtar.

“Janë 90 minuta që në fakt kërkojnë impenjimin tuaj, për të dalë e për të votuar, për të ndërruar 4 vitet e ardhshme. Establishmenti dhe të korruptuarit nuk duan që ju të merrni pjesë në votim. Ndaj i drejtoj një thirrje nga zemra të gjithë qytetarëve, në qytet, në fshat, të rinjve e të rejave; dilni e merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00. Është një shans që nuk do të na vijë më për 4 vitet e ardhshme për të ndryshuar fatet e kryeqytetit tonë.”, shprehet ndër të tjera Këlliçi.

Kandidati i opozitës, u shpreh se ky është një shans i i artë, një mundësi e veçantë që duhet ta kapi çdo i ri dhe e re në qytet.

“Është një shans për të gjithë të moshuarit, pensionistët për qytetarët, sidomos për ata që janë në zona rurale dhe që janë lënë të harruar prej vitesh e vitesh me radhë. Dilni e merrni pjesë në këtë proces votimi sepse është e një rëndësie jetike për kryeqytetin. Shifrat tregojnë se jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes do të duhet që të kalojmë këtë shifër, duke e rritur pjesëmarrjen. U bëj thirrje naquve dhe njëherë edhe cakëve të Tiranës dhe të gjithë atyre që jemi takuar, jemi parë në sy, kemi folur me njëri tjetrin dhe kemi thënë se kur do të afrojë 14 maji. Epo 14 maji është sot kemi hyrë në finale. Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të fituar. Dilni merrni pjesë në votime le ta shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste të jashtëzakonshme për Tiranën, për kryeqytetin tonë dhe të ardhmen e të gjithë të rinjve në Tiranë. Dilni e votoni, ndryshimi është në duart tuaja. Votoni!”, vijoi më tej në fjalën e tij Belind Këlliçi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024