Policia e Krujës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike. Dy ambientet u gjetën pas kontrolleve në banesën e një 39-vjeçari në Qerekë.
Gjatë kontrolleve në këto ambiente, u gjetën 268 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 51 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë dhe 51 rritës të energjisë elektrike.
Në pranga u vunë Sh. H., 39 vjeç pronari i banesës dhe F. H., 32 vjeç vëllai i pronarit të banesës, të dy banues në Qerekë .
32-vjeçari ka kryer lidhjen edhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike. (A2 Televizion)