Ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në qytetin lindor të Dnipro natën e kaluar, korrespondentja e BBC në këtë qytet, u drejtua nëntokë në një bunker bërthamor të ndërtuar në Luftën e Ftohtë. Dekada më vonë, ajo po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme, ndërsa lufta e Vladimir Putin përshkallëzohet.
Bunkeri fillimisht ishte për punëtorët e fabrikës, por vetë uzina ishte braktisur shumë kohë më parë. Në një shkallë të vetme dhe përtej një dere të trashë metalike, muret janë të suvatuara me postera udhëzues se si të vishni një maskë gazi ose kostum mbrojtës.
Krahas një tabele që përshkruan "mësimet e Çernobilit", vullnetarët kanë grumbulluar biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik.
Dhomat e ngjashme me shpellën, me krevate marinari prej metali të rëndë, mund të nxënë rreth 700 njerëz. (A2 Televizion)