Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana, ka thënë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë se ekipi i arkeologëve ka zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Çeku ka shkruar se mbishkrimi dëshmon afërsinë e perandorit ndaj provincës së origjinës.
“Ekipi i arkeologëve në përbërje nga Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha gjatë hulumtimeve shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda, i përshkruar si qytet Dardan, një qytet në provincën e Dardanisë (krijuar nga paraardhësi i tij Diokleciani në fillim të shek. IV pas e.s.) dhe i kishës së tij”, ka shkruar Çeku në Facebook. (A2 Televizion)