Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Tjetër ekzekutim në kafenetë e Kosovës, vritet një 39-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 10:13 | Kosova
Tjetër ekzekutim në kafenetë e Kosovës, vritet një

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur, orët e para pas mesnate, në një kafene në Skënderaj të Kosovës ku ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Sipas mediave kosovare, ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21 pas mesnate, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Kosovë.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”.

Policia e Kosovës

Mësohet se viktima N. L, 39 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre personat e tjerë të lënduar po ashtu nga të shtënat janë dërguar për trajtim mjekësor.

https://a2news.com/2023/08/08/tjeter-incident-me-arme-ne-lokalet-e-kosoves-ekzekutohet-nje-i-ri-ne-kline-dalin-pamjet-e-momentit-te-vrasjes/
https://a2news.com/2023/08/05/sherr-me-arme-ne-nje-lokal-ne-qender-te-prishtines-17-te-plagosur-pamjet-e-para-nga-vendngjarja/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi