Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 10%
  • Të drejtë 30%
  • Të vonuar 60%

Osmani takon senatorin amerikan, kërkon ndihmën e SHBA-së për anëtarësim të shpejtë në NATO

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 11:19 | Kosova
Osmani takon senatorin amerikan, kërkon ndihmën e SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, gjatë një takimi me senatorin amerikan Jack Reed në Prishtinë.

“SHBA-ja nuk ka aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës”, tha Osmani që e cilësoi popullin e vet, si më pro amerikanin në Europë dhe botë.

Presidentja e vuri theksin te hapat e ndërmarra nga Kosova për shtensionimin e situatës në veriun e vendit, ndërsa vuri në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë. 

Pas takimit me Osmanin, Reed u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e falënderoi atë “personalisht, për përfshirjen e Kosovës në Aktin fiskal të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, që i mundëson vendit të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja, për të rritur ndërveprimin dhe përshtatshmërinë me trupat e NATO-s. 

Ditari A2 CNN