E zuri poshtë porta e shtëpisë, humb jetën i mituri në Kosovë, plagoset rëndë motra e tij

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 08:06 | Kosova
E zuri poshtë porta e shtëpisë, humb jetën i mituri në

Tragjedi në një familje shqiptare në Kosovë, ku një djalë 8-vjeçar humbi jetën, pasi e zuri poshtë dera e shtëpisë.

I mituri, së bashku me motrën e tij më të vogël, e cila gjithashtu mbeti e plagosur në këtë incident, ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tyre në Suharekë, kur porta e rëndë u shkëput dhe ra mbi ta.

Përplasja ishte me të vërtetë fatale, dy fëmijët morën plagë të rënda dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Prizrenit, por djali nuk mundi të mbijetonte, teksa vajza 6-vjeçare ndodhet në terapi intensive.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dy janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren, ku nga plagët një fëmijë 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë së Kosovës për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos