Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë të Kosovës. Pak orë më vonë, i plagosuri nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se lidhur me këtë rast, prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:40, policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”.
Policia e Kosovës
Ndërkohë, mediat kosovare kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit të viktimës, i cili është identifikuar si Anton Prela nga Stupa.
Pamjet tregojnë personin, i cili tani ndodhet në arrati, duke hyrë në lokalin ku ishte viktima dhe gjuan me armë zjarri në drejtim të tij.
Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
Akoma nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas rastit.