“Detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit,” çfarë shkruajnë mediat greke për vizitën e Mitsotakis

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 13:47 | Aktualitet
“Detyrim i Shqipërisë të respektojë të drejtat e

Mediat në Greqi kanë shkruar sot për vizitën e kryeministrit të tyre Kyriakos Mitsotakis në Jug të Shqipërisë.

Protothema raporton pasditen e së enjtes se kryeministri Mitsotakis pati një pritje të ngrohtë në Himarë me flamurë grekë dhe sloganë.

“Vajza të veshura me kostume popullore i dhanë atij lule dhe e falënderuan që vizitoi shkollën greke. Më pas, kryeministri pati një mbledhje me anëtarë dhe përfaqësues të Minoritetit Grek në Shqipëri”, raporton gazeta greke.

Më tej, mediat helene shkruajnë se Mitsotakis dukej optimist, ndërsa firmoste një marrëveshje për angazhimin në delimitimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë dhe këmbënguli se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të qytetëruara.

Protothema raporton po ashtu se kryeministri grek ndërsa u fliste njerëzve të pranishëm u kujtoi se është detyrë e Shqipërisë që të respektojë deri në fund të drejtat e tyre.

Ju falënderoj që mbani ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në vite të vështirë, dhe sidomos më të vjetrit. Tek unë, minoriteti grek këtu do të gjejë gjithnjë një mik dhe një mbështetës të kërkesave tuaja. Ju që zgjodhët të qëndroni këtu, jeni një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis Greqisë dhe Shqipërisë, dijeni që unë personalisht kam qenë, jam dhe do të mbetem mbështetës i perspektivës evropiane të Shqipërisë. Detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja, pavarësisht nëse i referohemi të drejtës për vetëvendosje, ose të drejtës që fëmijët dhe nipërit tuaj të mësojnë gjuhën greke në të gjitha nivelet, ose nëse i referohemi çështjes kritike te të drejtat e pronës. (A2 Televizion)

Kyriakos Mitsotakis
https://a2news.com/2022/12/22/te-konsiderojme-mik-e-vella-ne-token-tone-rama-me-mitsotakis-ne-dervican-do-te-vendosim-bustin-e-babait-tuaj-ne-sheshin-kryesor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos