Komunitetet bregdetare në Kaliforninë jugore po shpresojnë për më të mirën, por po përgatiten për më të keqen, pasi Uragani Hilary u përplas drejt gadishullit Baja California të Meksikës. Teksa po marrin të gjitha masat, Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se deri në mbrëmje Hilari do humbasë më shumë force, duke u shndërruar në një stuhi tropikale. (A2 Televizion)