Arrestimet për koncensionin e sterilizimit sipas Sali Berishës janë të dirigjuara nga Edi Rama përderisa SPAK, sipas tij, nuk po shkon tek përgjegjësit kryesor, kryeministri dhe ministri që firmosi, Ilir Beqaj. Berisha komentoi edhe shqetësimin amerikan për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, duke e cilësuar krim të madh publikimin e të dhënave sensitive të këtij sistemi, ndërtimi i të cilit është asistuar nga amerikanët. (A2 Televizion)