Viktima Edison Harizaj, rezulton një emër i njohur për policinë, me precedentë të mëparshëm penal, pasi 39-vjeçari dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.
Prej vitesh i skeduar si kontingjent penal, nipi i një prej kapobandave të vitit 97, është eliminuar pasi dyshohet për një seri vrasjesh. Katër vrasje të viteve të fundit, dy në Durrës dhe dy në Sukth, mbajnë autorësinë e tij.
Nuk dihen ende arsyet se përse Harizi, i njohur ndryshe dhe si mik i ngushte i të pandehurit Emiliano Shullazi i shpëtoi arrestimit. Prej shumë kohësh, prokuroria e krimeve të renda kish nisur hetimet për disa ngjarje në të cilat ai dyshohet si autor. Por mesa duket këto ngjarje do mbeten pa autor.
Emri i tij u bë i njohur për median më 30 qershor 2012, ditën kur RENEA arrestoi ne Lezhë Emiliano Shullazin. Në makinën e blinduar u gjendën armë si dhe mjete të sofistikuara të policisë. Bashkë me të u arrestua edhe Edison Harizaj i cili pasi doli përpara gjykatës për masë sigurie doli i lirë. (A2 Televizion)