Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 11:57 | Kronikë

Vritet në një atentat në Durrës 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, Genti Caci.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit teksa dy të rinjtë po udhëtonin në një automjet tip “Audi”.

Policia  njofton se ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa automjeti i tyre ishte në ecje. Nuk dihen ende motivet e këtij atentatit, ndërsa policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona, në cilësinë  e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Viktima Edison Harizaj, rezulton një emër i njohur për policinë, me precedentë të  mëparshëm penal. 39-vjeçari dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Pistat ehetimit

Viktima e këtij atentati Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe disa ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës.

Ai ka qenë i hetuar për vrasjen e gjyqtarit Konomi, drogë, vendosje eksplozivi dhe së fundmi rrëmbimin e Xhaferrit. Ngjarja e rëndë në Durrës, ka bërë që drejt qytetit bregdetar të niset RENEA. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë, ndërsa deri tani janë 12 të shoqëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos