Ekonomia në pandemi, PD: Të rriten pagat e pensionet dhe të reduktohet barra fiskale

Nga A2 CNN
29 Prill 2020, 17:07 | Politikë
Ekonomia në pandemi, PD: Të rriten pagat e pensionet dhe të

Partia Demokratike nuk beson se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka propozim vetjak shkurtimin e pagave dhe pensioneve suplementare. Sipas tij edhe ministrja e Financave nuk bëri refuzim kategorik, kur tha se do të veprojmë në varësi të të ardhurave edhe situatës. “Në këtë mazhorancë të gjithë mendojnë dhe flasin me kokën e Edi Ramës”, tha Spaho.

Qeveria duhet të rrisë pagat e pensionet që Shqipëria i ka më të ulëtat në Evropë, dhe të shtyjë dhe anulojë koncesionet me vlerë 120 milionë euro, prej të cilave dhe marrja e borxhit është bërë e pamundur. “Qeveria jonë nuk do të marrë borxh për shkak të koncesioneve. Ka marrë kaq shumë për koncesionet dhe e kanë rritur me 2,1 miliardë euro borxhin publik në këto 7 vite”.

Ndërsa qeveria ka paralajmëruara një rishikim tjetër të buxhetit, Spaho thekson vonesën në aplikimin e dy paketave të para. Lehtësimi i barrës fiskale është ajo që kërkon biznesi dhe rekomandon banka botërore dhe kjo sipas Partisë Demokratike është zgjidhja. “Tatimin mbi fitimin e kemi 15%, do të ishte e udhës të shikohej ulje, ose taksat e këtij viti të shtyheshin për vitin tjetër, ose të anuloheshin”, tha Spaho.

Demokratët këmbëngulin për ndihmë ndaj biznesin fason, si një mënyrë edhe për të bllokuar zgjatjen e pandemisë, pasi janë rrezik i fortë infeksioni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024