Kombëtarja e volejbollit të meshkujve u mposht dhe nga Zvicra në eliminatoret e Europianit 2023. Kuqezinjtë u përmbysen 3-1 me sete nga rivalët zviceranë në një ndeshje relativisht të vështirë.
Fillimi ishte pozitiv për skuadrën e Jani Melkës që triumfoi me rezultatin 25-23 ndërsa në setin e dytë , ritmi ra disi. Kuqezinjtë provuan për surprizën, por në fund zviceranët e fituan 25 -20.
Kaq mjaftoi që vendasit të merrnin zemër dhe të fitonin dhe dy setet e tjera 25- 16 dhe 25-10. Në katër ndeshje eliminatore, Shqipëria ka regjistruar 4 humbje dhe një fitore. (A2 Televizion)